zoom

Aktualitet

“E kam takuar në zyrën e Agasit”/ Përgjimet e SPAK zbulojnë lidhjet e fshehta të Karçanajt me Beqirin

“E kam takuar në zyrën e Agasit”/ Përgjimet e SPAK zbulojnë lidhjet e fshehta të Karçanajt me Beqirin

Publikohet një pjesë e dosjes së SPAK lidhur me dyshimet për abuzime me tenderat e AKSHI-t.

Sipas hetimeve, drejtoresha e këtij institucioni, Mirlinda Karçanaj, ka pasur kontakte direkte me Ermal Beqirin, i cili është ortak në disa kompani që kanë marrë pjesë në procedurat e prokurimit publik të organizuara nga AKSHI.

Pamjet e kamerave të fshehta konfirmojnë takimet mes Karçanajt dhe Beqirit. Në një prej bisedave të përgjuara, përmendet se “Znj. Karçanaj ka kontakte direkte me shtetasin Ermal Beqiri, ortak në kompani që konkurrojnë për tendera të AKSHI-t. Materialet filmike tregojnë se ata diskutojnë procedura të prokurimit, duke përmendur edhe vlera kontratash dhe kritere që nuk lidhen me eksperiencën.”

SPAK bën të ditur se Karçanaj nuk e ka mohuar njohjen me Beqirin. Në dëshminë e saj, ajo ka thënë se e ka takuar atë rastësisht në zyrën e një kolegu, ku Beqiri ishte i interesuar për një partneritet me një kompani izraelite dhe kishte kërkuar këshilla teknike.

Karçanaj ka shtuar gjithashtu se ka kryer një udhëtim të përbashkët me Beqirin dhe disa përfaqësues të kompanive të teknologjisë, të cilët kishin formuar një organizatë jofitimprurëse. SPAK thekson se këto takime tregojnë lidhjet e ngushta mes të treve dhe ndikimin e mundshëm në procedurat e prokurimit.

Lidhur me shtetasin Ermal Beqiri, znj. Karçanaj ka deklaruar se e ka takuar njëherë rastësisht në zyrën e z. Agasi, ku ai donte të bënte një partneritet me një kompani izraelite, dhe e ka pyetur atë për zgjidhje teknike.

Prezent në ambient ka qenë edhe z. Beqiri, i cili sipas deklarueses ka qenë prezent në mënyrë rastësore. PO ashtu, me z. Beqiri deklaron që ka patur një udhëtim të përbashkët, me shumë përfaqësues të tjerë të shoqërive të teknologjisë dhe informacionit, të cilët kanë krijuar një organizatë jofitimprurëse.

Në fakt, takimi konfirmon faktin se të tre këta shtetas janë lidhje e njëri-tjetrit” thuhet në dosjen e SPAK.

Postime të lidhura