Aplikacion
Detaje të reja janë publikuarnga dosja hetimore e Mirlinda Karçanajt, Ermal Beqirit dhe Ergys Agasit. Merita i takon këtij të fundit, i cili kishte vënë përgjues dhe kamera në zyrën ku kryheshin takimet dhe bëheshin pazaret e tenderave.
Videot janë pamje filmike të ruajtura nga Agasi, Në to shfaqet Agasi me Beqirin, Agasi me Karçanajn dhe në disa momente edhe të tre bashkë. Drejtoresha e AKSHI me pronarët e dy prej kompanive që kanë përfituar miliona euro nga tenderat e AKSHI, flasin se si do të ndajnë punët, se sa duhet të kushtojnë projektet.
Zoom.al ka konsultuar një pjesë të madhje të dosjes, nga ku, veç të tjerash, shihet një lloj vasaliteti i Karçanajt ndaj Ergys Agasit.
SPAK thotë se ka materiale të shumta filmike, të rikuperuara nga pajisjet e gjetura në zyrën e EA Tabacco, të Ergys Agasit, në ish -Bllok. Në këto filmime shihet që në zyrën e Agasit hyjnë zyrtarë e biznesmenë, drejtues të kupolës së policisë e të institucioneve të tjera.
Zoom.al do të vijojë të botojë materiale nga kjo dosje, në bashkëpunim me mediat e tjera.
PJESË NGA BISEDAT
Ermal Beqiri: Informacioni është një gjë shumë më e madhe se numrat
Ergys Agasi: Ueee
Beqiri: Ça me i bo atij…
Agasi: Nuk e diskuto fare mo burrë, tani jemi goxha shumë shumë lart
Agasi: E ke bërë gati kallëzimin penal për Nardin se ka nxjerrë sekret shtetëror Edhe filloi pastaj e pa situatën si shkoi, filloi prap jo Nardi kshu jo ashtu, filloi t’u shpjegu.
Agasi: Projekti bën 2 milionë, ne do ta bëjmë 4

h
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari