Aplikacion
Shpallja në kërkim e Eno Agasit nga Prokuroria e Tiranës për “veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”, “kontrabandë të mallrave që paguajnë akcizë” dhe “magazinim të mallrave që paguajnë akcizë” ka hapur një çështje që shkon shumë përtej një kantine vere.
Eno Agasi dyshohet se ka zbrazur kantinën me mbi 3 milionë euro verëra të xhaxhait të tij, Ergys Agasi, i shpallur në kërkim për aferën miliona euroshe të tenderave të AKSHI.
Zyrtarisht, historia është kjo. Hetuesit e BKH zbulojnë në banesën e Agasit një kantinë vere me shishe të rralla, disa prej tyre që datojnë nga viti 1922. Për shkak të dyshimit për kontrabandë, njoftohet Drejtoria e Doganave, ndërsa rasti për hetim i kalon Prokurorisë së Tiranës. Inventari zgjat me orë të tëra. Përllogaritet një dëm prej rreth 400 milionë lekësh nga mospagimi i akcizës.
Një ditë më vonë nga lajmi i bujshëm vera është zhdukur. Ajo ishte në ruajtje nga Policia e Durrësit.
Për shkak se ishte natë dhe transporti nuk mund të kryhej, malli lihet në ruajtje në vilë. Të nesërmen, kur furgonët e Doganave kthehen për të marrë verërat, kantina është bosh. Jo vetëm kaq, por është hequr edhe serveri i kamerave të sigurisë.
Versioni zyrtar flet për zhdukjen e verërave. Por burime pranë hetimit hedhin një dyshim tjetër shumë më serioz, se fokusi nuk ka qenë koleksioni i shisheve, por shuma të mëdha parash, të cilat dyshohet se ndodheshin në ambientet e vilës.
Hetuesit dyshojnë se fshehja e koleksionit të verës mund të ketë shërbyer si mbulesë perfekte për të zhvendosur vëmendjen nga shuma marramendëse parash që dyshohet se gjendeshin në kantinë dhe që mund të jenë marrë gjatë natës.
Prokuroria e Tiranës po heton edhe rolin e policisë, se si ajo ka lejuar marrjen e verës së sekuestruar apo të parave që dyshohet se ishin fshehur në kantinë. Opozita e ka akuzuar vazhdimisht drejtorin e policisë së shtetit, Ilir Proda, se është emëruar në detyrë nga Ergys Agasi e Suel Çela.
Fakti që gjatë natës zhduket gjithçka dhe bashkë me të edhe sistemi i kamerave ka ngritur ngre dyshime të forta për rolin e policisë. /Zoom.al
Spanja i rremben titujt Lionel Messi-t, Rodri shpallet lojtari i turneut në Kupën e Botës