Aplikacion
Shishet e verës me vlerë 3 milionë euro, që ndodheshin në shtëpinë e biznesmenit Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga SPAK për abuzime në tenderat e AKSHI-t, janë zhdukur.
Gazetari Blendi Fevziu e ka konsideruar ngjarjen si një skandal dhe ka kritikuar rëndë policinë për mënyrën si është menaxhuar situata. Sipas tij, nuk është e pranueshme që shtëpia e një personi në kërkim të mos sigurohet dhe që të lejohet largimi i pronave me vlerë të madhe.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Fevziu tha se historia është “tmerruese” dhe ngriti dyshime për aftësinë dhe integritetin e policisë. Ai theksoi se personi i shpallur në kërkim, ose i afërmi i tij, ka mundur të hyjë në shtëpi dhe të marrë koleksionin e verës.
“Nuk e di të qeshësh apo të qash! Kjo histori është, nuk e di. Kisha vendosur që mos ta përdorja Instagramin tim për gjëra politike, duke menduar që politika ishte e gjitha në emision, po kjo ishte skandal sot. Nuk po them për tendera, për çështjen e Ballukut dhe AKSHI-t, si vidhej dhe çfarë bëhej, se me këto merret SPAK-u, por gjëja më e tmerrshme ishte ajo e mbrëshme. Policia merr urdhër të arrestojë një person që është në kërkim nga SPAK-ku, me vendim të GJKKO. Nuk e gjen Ergys Agasin, por jo vetëm kaq, personi kthehet të nesërmen, ose ai vetë ose çon dikë, dhe merr shishet e verës që kishte lënë në shtëpi. Ja 3 milionë euro thonë mediat, pra jo vetëm që se kapin personin, por iu merr edhe verën që kishte lënë aty. Tani unë se kuptoj, një person në kërkim dhe mos i ruash shtëpinë, të shohësh kush hynë dhe kush del, dhe të shohësh që ngarkon edhe shishet everës, kjo është të qash ose të qeshësh, nuk e di dmth. Ose është policia e shitur ose janë komplet out. Kjo është një histori e tmerrshme”, shprehet Fevziu.
Policia ka reaguar duke shpallur në kërkim kushëririn e Agasit, Eno Agasin, si të dyshuar për marrjen e shisheve.
Sipas hetimeve të drejtuara nga prokurori Bledar Valikaj, kur hetuesit e BKH shkuan në banesën e Agasit zbuluan një kantinë me verë dhe sipas procedurës ata njoftuan Drejtorinë e Doganave për shkak se vera ishte kontrabantë. Koleksioni i verërave ishte shumë i shtrenjtë, shishe duke filluar që nga viti 1922. Organi i akuzës ka dyshime se përmes kantinës dhe koleksionit të verërave mund të ketë edhe elementë për pastrim parash.
Doganat bënë inventarin përgjatë disa orëve dhe përllogaritën një dëm prej 400 mln lekësh shkaktuar buxhetit të shtetit nga mospagimi i akcizës./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari