Aplikacion
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër zv.kryeministren Belinda Balluku, duke e akuzuar për pasuri marramendëse dhe lidhje me aktivitete të dyshimta.
Sipas Berishës, Balluku zotëron rreth 300 apartamente, disa vila, dy jahte dhe llogari bankare me dhjetëra deri në qindra milionë euro.
Ai theksoi se pasuritë e saj janë rezultat i vjedhjes së qytetarëve dhe shpërfilljes së ligjit. “Kanë vjedhur qytetarët. Cili shqiptar mund të mendonte se ajo ka 300 apartamente të grabitura, të blera në këtë mënyrë? Cili? Po jahtet? Dy jahtet. Po vilat? Po kontot bankare me dhjetëra në mos qindra milionë. Këta nuk kuptojnë, t’i falen zotit që Shqipëria nuk ka dënimin me vdekje, sepse meritonin cdo dënim kapital. Vinoteka e Ramës te Agasi, 4 mln euro me shishe 33-35 mijë euro, 70 vjeçare. Kamerat e Agasit tregojnë se aty faleshin ministra e zyrtarë të tjerë, Rama e kishte si shtëpinë e dytë. Ku është Agasi sot. Shteti ka rënë. Rama duhet të japë dorëheqjen, Lubia ka vjedhur por ka zbatuar urdhërat”, deklaroi Sali Berisha.
SPAK tashmë ka dorëzuar kërkesën për arrestimin e Ballukut, ndërsa çështja është në fokus të Këshillit të Mandateve dhe debatet për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres vazhdojnë. Berisha gjithashtu kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për përfshirje direkte në favorizimin e afërmve të tij dhe menaxhimin e pasurive të Ballukut./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari