Aplikacion
Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar sot se në dosjen e hetimeve për Belinda Ballukun, nuk është vetëm emri i Karlo Bolinos ai që përmendet.
Berisha tha se shuma të mëdha parash janë përvetësuar gjithashtu nga Top Channel, duke përfshirë dhe Ben Blushin, i cili sipas tij është identifikuar me inicialet “BB”.
Ai denoncoi atë që e quajti një “rreth vicioz” të përfitimeve dhe manipulimit të mediave, duke theksuar se pasojat më të rënda i përjetojnë qytetarët, të cilët mbeten pa ilaçe për shkak të këtij sistemi.
“E vërteta, në përgjime përfshihej Karlo Bolino dhe gjithashtu ai BB, pra Ben Blushi. Por nuk është vetëm ai, përfshihen edhe të tjerë”, tha Berisha.
Berisha akuzoi se ky rrjet ka përfituar nga fondet publike.
“Imagjino pak, ky mafioz që e ka filluar jetën si i tillë, vjell vrer, shpif dhe trillon kundër opozitës, ndërkohë që ka marrë tokat e lënë për gjimnaz nga pronarët me 4 vendime të Edi Ramës.
Katër vendime për tokën në mes të Tiranës, për të ndërtuar zyrat e tij.
Karlo Bolino, vetëm në një nga këto regjistrimet, ka qindra milionë me këste që Evis Berberi të shpifte për Sali Berishën, të shpifte për ju, të mashtronte shqiptarët për të vërtetat, të lavdëronte Edi Ramën.
Por Karlo nuk është i vetëm. Të themi atë që është. Shuma më të mëdha ka marrë Top Channel.
Aty BB-ja. Tek tuneli, nuk e quajtën kot Top Tuneli, etj. Dhe sa portale mbahen me paratë që u vidhen taksapaguesve për të shpëlarë fytyrat e nxira të këtyre hajdutëve ministra. Pra një rreth vicioz.
Por edhe njëherë do kërkoj mirëkuptimin se forma më e zezë për mua është kjo bie tek të sëmurët me sëmundje të rënda se mbeten pa ilaçe se u vidhen fondet.
Dhe mediat heshtin, dhe në të gjitha mediat është vetëm një gazetar që pranon çdo lloj kërcënimi për t’u bërë zëri i atyre të sëmundjeve.
Uroj që këto dokumente të zgjojnë tek shqiptarët zemërimin e merituar ndaj kësaj mafie”, tha Berisha./ Zoom.al