Aplikacion
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se ndërsa Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kërkon arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku, kjo e fundit po manipulon dhe falsifikon provat.
Berisha u shpreh se “po bëhen 100 manovra që ajo të mos shkojë atje ku e ka vendin”, duke theksuar se flitet për luftë.
“Ka një muaj që shteti është i gozhduar sepse Lubi Balluku nuk jep dorëheqjen, sepse Edi Rama merr hapin e turpit, e çon në Kushtetuese dhe merr vendim për të hequr pezullimin dhe ka 10 ditë që modifikon dhe falsifikon provat ditë e natë. Unë përgëzoj vendimin e Prokurorisë për të kërkuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj. Tani bëhen 100 manovra që ajo të mos shkojë atje ku e ka vendin. Përkundrazi, flitet për luftë. Kurrë nuk ka pasur një situatë të tillë”, tha Berisha.
Deklarata vjen në një moment kur SPAK ka paraqitur kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut.