zoom

Aktualitet

Në Kuvend diskutohet për imunitetin e saj, Balluku “kyçet” në Kryeministri

Në Kuvend diskutohet për imunitetin e saj, Balluku “kyçet” në Kryeministri

Këtë të premte Këshilli i Ministrave u mblodh për të marrë disa vendime, ndërsa në Kryeministri ishte edhe Belinda Balluku.

Por, pasi mbledhja përfundoi, Belinda Balluku nuk doli nga selia e qeverisë.

Ajo vijon të qëndrojë në ambientet e Kryeministrisë. Deri më tani, ajo nuk është paraqitur pranë Kryesisë së Kuvendit për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

Burime bëjnë me dije se Balluku ka zgjedhur të mos jetë e pranishme në këtë mbledhje, ku po shqyrtohet kërkesa për heqjen e imunitetit të saj, një hap që do t’i hapte rrugë procedurës së arrestimit.

Balluku u rikthye në detyrë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që SPAK ka ndërmarrë veprime ligjore duke kërkuar arrestimin e zv/kryeministres./ Zoom.al

Postime të lidhura