zoom

Aktualitet

USB me prova kundër Ballukut/ PS “përplaset” me prokurorët e SPAK në mbledhje

USB me prova kundër Ballukut/ PS “përplaset” me prokurorët e SPAK në mbledhje

Mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, e nisur në orët e paradites dhe e zhvilluar pa praninë e mediave, ka nxjerrë në pah përplasje të forta mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe prokurorëve të SPAK.

Në qendër të diskutimeve ndodhet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Sipas burimeve nga brenda mbledhjes, debatet janë përqendruar te administrimi i materialeve hetimore, konkretisht te një USB që përmban prova të mbledhura nga SPAK.

Deputetët e Partisë Socialiste kanë këmbëngulur që dokumentacioni të shqyrtohet vetëm gjatë seancës dhe që anëtarëve të Këshillit të mos u jepet USB-ja për konsultim të pavarur.

Në krahun tjetër, prokurorët e SPAK kanë theksuar se anëtarët e Këshillit të Mandateve duhet të kenë akses të plotë në provat e paraqitura, përfshirë edhe materialet digjitale, në mënyrë që të mund të formojnë një vlerësim të pavarur mbi kërkesën e paraqitur.

Ndërkohë, përfaqësuesi ligjor i Belinda Ballukut ka kërkuar shtyrjen e shqyrtimit të çështjes, duke argumentuar se mbrojtja ka nevojë për më shumë kohë për t’u njohur me materialet hetimore dhe për të përgatitur qëndrimin e saj./ Zoom.al

Postime të lidhura