zoom

Aktualitet

Avokati i Ballukut kërkon 3 javë kohë për të shqyrtuar provat/ SPAK: 5 ditë mjaftojnë

Avokati i Ballukut kërkon 3 javë kohë për të shqyrtuar provat/ SPAK: 5 ditë mjaftojnë

Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit po zhvillon mbledhjen për të diskutuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe autorizimin e arrestimit të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Mbledhja ka nisur që në orën 10:30 dhe po mbahet me dyer të mbyllura, pasi palët nuk janë dakord mbi mënyrën se si do të shqyrtohen provat e dorëzuara nga SPAK në një USB.

Partia Socialiste propozon që materiali të përdoret vetëm brenda sallës së mbledhjes dhe të mos dalë jashtë, duke argumentuar se informacioni është sekret hetimor. Nga ana tjetër, Partia Demokratike kërkon që avokati i Ballukut të mund ta marrë USB-në dhe t’i njohë provat në mënyrë të plotë para mbledhjes tjetër.

Belinda Balluku nuk ka marrë pjesë personalisht në mbledhje, por ka dërguar avokatin e saj, Ardian Kalija. Ky i fundit ka kërkuar tre javë kohë për t’u njohur me dokumentet, të cilat përbëjnë mbi 10 mijë faqe. SPAK ka kundërshtuar këtë kohëzgjatje, duke thënë se një shtyrje mund të jetë maksimalisht 5 ditë, ndërsa PS ka propozuar që mbledhja të shtyhet më 19 janar.

Ndërkohë, Balluku ka marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë në Kryeministri, ku ka qëndruar në zyrën e saj pas përfundimit të takimit. SPAK përfaqësohet në mbledhje nga prokurorët Dritan Prençi, Dorina Bejko dhe drejtuesi i ri Klodian Braho.

Ndërkohë, Balluku ka marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë në Kryeministri, ku ka qëndruar në zyrën e saj pas përfundimit të takimit. SPAK përfaqësohet në mbledhje nga prokurorët Dritan Prençi, Dorina Bejko dhe drejtuesi i ri Klodian Braho./ Zoom.al

Postime të lidhura