Aplikacion
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi këtë të enjte të lërë në fuqi masat për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.
Masa e arrestit shtëpiak ngeli në fuqi edhe për zëvendësdrejtoreshën Hava Delibashi.
Të dyja ato ndodhen nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK sepse dyshohen për abuzime me tendera publikë me vlerë miliona euro.
Ndërkohë, nëndrejtorit të Policisë së Tiranës Erjon Ismaili, trupa gjykuese vendosi t’i masën e ndalimit të daljes jashtë vendit, por mbetet në fuqi masa e pezullimit nga detyra.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, në total janë vendosur tetë masa sigurie ndaj personave të përfshirë në këtë çështje. Masa e “arrestit me burg” është caktuar për Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin. Po ashtu, Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Rryta janë ndaluar të udhëtojnë jashtë territorit shqiptar.
Masat për ta u konfirmuan sot gjatë seancës gjyqësore.
Prokuroria dyshon gjithashtu se përmes kësaj skeme janë pastruar shuma të konsiderueshme parash, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rolin e secilit person të përfshirë./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari