Aplikacion
Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj është paraqitur sot në GJKKO me makinë policie.
Zyrtarja e lartë ka mbërritur më makinë policie, pasi ndaj saj është caktuar masa e “arrestit në shtëpi”.
I shoqëruar me avokatin e saj, ajo ka kyçur gojën para gazetarëve, ndërsa avokati tha se “nuk kemi asnjë koment në këto momente”.
Karçanaj ka marrë masë sigurie “arrest shtëpiak” nga SPAK, nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendera dhe pastrimin e parave, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, përfshirë famëkeqin Ergys Agasi.