zoom

Aktualitet

SPAK nuk ia ka sekuestruar ende telefonin Ilir Prodës, policia reagon për Zoom.al

SPAK nuk ia ka sekuestruar ende telefonin Ilir Prodës, policia reagon për Zoom.al

Policia e Shtetit reagoi pas lajmit se Drejtorit të Përgjithshëm, Ilir Proda i ka sekuestruar SPAK-u celularin. Në një komunikim me Zoom.al, zyra e shtypit tha se “lajmi është tërësisht i pavërtetë, nuk i është sekuestruar telefoni Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit”.

Nëse do t’i ishte sekuestruar telefoni, ky do të ishte rasti i dytë që SPAK-u i merr Prodës celularin. Atij i është marrë më parë, kur konkurronte për postin e nr. 1 të Policisë, pas dyshimeve për dekonspirim të një operacioni kundër bandës së Suel Çelës.

Me goditjen e Ergys Agasit dhe të nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, Erjon Ismaili, rrethi për zyrtarët e tjerë të policisë të lidhur me krimin e organizuar po ngushtohet.

Proda është akuzuar disa herë nga opozita si i lidhur ngushtësisht me bandën e Durrësit, Ergys Agasin dhe Suel Çelën, por ai s’i ka mohuar asnjëherë këto akuza./ Zoom.al

Postime të lidhura