zoom

Aktualitet

“Vjedhje sade”/ Eksperti denoncon skandalin e kamerave në Tushemisht

“Vjedhje sade”/ Eksperti denoncon skandalin e kamerave në Tushemisht

Inxhinieri i teknologjik, Azmer Duleviç ka bërë një denoncim dhe ka ngritur shqetësimin e abuzimit shtetëror në investime të panevojshme. 

Duleviç ka publikuar pamjet nga Tushemishti, një fshat i vogël i Pogradecit në kufi me Maqedoninë e Veriut, ku janë instaluar rreth 200 shtylla ndriçimi dhe mbi secilën prej tyre është vendosur nga një kamerë PTZ.

Sipas ekspertit, ky është një investim absurd për një zonë me qarkullim të kufizuar, ku do mjaftonin dy ose tre kamera të vendosura në pika strategjike për të garantuar monitorim efektiv.

“Kjo nuk ka shpjegim tjetër veçse ka qenë ndonjë tender për t’ju dhënë dikujt”- shprehet Duleviç. 

Kamera PTZ janë pajisje të kushtueshme, dhe kërkojnë mirëmbajtje përfshirë energji dhe staf. 

https://www.facebook.com/share/r/1BtsRsZPfP/?mibextid=wwXIfr

Zoom.al/ 

Postime të lidhura