zoom

Aktualitet

Pas skandalit/ Mirlinda Karçanaj delegon kompetencat. Ja kush e merr drejtimin e AKSHI-t

Pas skandalit/ Mirlinda Karçanaj delegon kompetencat. Ja kush e merr drejtimin e AKSHI-t

Pas skandalit që ka përfshirë Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ku drejtoresha e institucionit, Mirlinda Karçanaj ndodhet në masën e arrestit në shtëpi pas hetimeve të nisura nga SPAK, janë marrë vendime për vijimin e funksionimit të institucionit.

Sipas burimeve, Karçanaj ka deleguar kompetencat drejtuese, ndërsa drejtimi i AKSHI-t do të ushtrohet nga Romina Kostani.

Vendimi është marrë në mbështetje të legjislacionit në fuqi, përfshirë Kodin e Procedurave Administrative, ligjin për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore, ligjin për qeverisjen elektronike, si dhe aktet nënligjore dhe rregulloret për prokurimin publik dhe funksionimin e AKSHI-t.

Sipas urdhrit, për zbatimin e tij janë ngarkuar Drejtori i Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe Projekteve e-Gov me fonde të huaja, Drejtori i Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për sistemet dhe infrastrukturat e-Gov, si dhe Drejtori i Infrastrukturës e-Gov.

Një levizje e tillë ndodh në një kohë kur drejtoresha në detyrë akuzohet për shkelje të barazisë në tendera./ Zoom.al

Postime të lidhura