zoom

Aktualitet

“Labi”, Agasi dhe Bllako/ Bisedat që zbulojnë skemën e presionit tek AKSHI

“Labi”, Agasi dhe Bllako/ Bisedat që zbulojnë skemën e presionit tek AKSHI

Hetimet e SPAK për skandalin tek Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit kanë zbuluar skemën e presionit, ndikimit dhe përfitimeve të paligjshme.

Komunikimet mes Ergys Agasit dhe Alqi Bllakos tregojnë qartë synimin për të imponuar vendimmarrje me çdo mjet.

Mesazhe si “Do të merret me çdo kusht” apo “Letrat të bëhen shpejt”, sipas SPAK lidhen drejtpërdrejt me përpjekjet për të anashkaluar pengesat institucionale dhe për të siguruar kontrollin e një shoqërie private që kishte fituar një koncesion nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në dosje, SPAK ka identifikuar edhe një person me nofkën “Labi”, i cili, sipas hetimeve, është Elgert Bixha.

Ky i fundit ishte i përzgjedhuri i Ergys Agasit për t’u emëruar administrator i kompanisë koncesionare, por nga ana tjetër, ish-ministri Damian Gjiknuri po bëhej pengesë. Për këtë arsye, Gjiknuri shihej nga Agasi si kërcënim dhe në dosje del se nga bisedat, ai donte t’i jepte një mësim.

Një mesazh i datës 6 mars 2019, ku Agasi përdor shprehje kërcënuese dhe aludon për përfshirjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, konsiderohet nga SPAK si tregues i qartë i “modus operandi”-t të grupit, ku presioni dhe intimidimi shërbenin për të eliminuar çdo kundërshtim.

Hetimi lidh këtë sjellje edhe me çështjen e rrëmbimit të Gerond Meçes, i cili kishte paraqitur ankesa të shumta pranë Komisionit të Prokurimit Publik, duke penguar procedurat e zhvilluara në AKSHI. Sipas SPAK, mënyra e veprimit ndaj Meçes dhe rasteve të tjera tregon një skemë të përsëritur kriminale.

Pjesë nga dosja e SPAK:

Shtetasit Ermal Beqiri, Ergys Agasi dhe Erjon Ismaili, ne bashkëpunim dhe me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kane planifikuar dhe organizuar rrëmbimin e shtetasit Gerond Meçe, me qëllim detyrimin e këtij të fundit për tërheqjen nga ankimimet e bëra pranë Komisionit të Prokurimit Publik.

Nga analizimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, bën të besohet fakti se heqja dorë e këtij shtetasi nga ankimimet e bëra pranë KPP-se, do t’i krijonte lehtësira të konsiderueshme shtetasve të sipërpërmendur, me qëllim vijimin e aktivitelit kriminalnë fushen e prokurimeve publike, aktivitet i cili ishte pezulluar në disa raste, për shkak të ankimimeve të bëra pranë KPP nga shoqëria “Advanced Business Solutions-ABS”.

Gjithashtu, nga deklarimet e shtetasit Gerond Meçe, jemi njoftuar mbi faktin se shtetasi Erjon Ismaili (me detyrë zëvendës drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë), i ka kërkuar “të rrijë larg AKSHI”, fakt ky i cili përputhet gjithashtu dhe me rezultatin e pamjeve te këqyrura ne zyrën e shtetasit Ergys Agasi, pra se këta te fundit kanë lidhje shoqërore dhe interesa të përbashkët.

Nga përmbajtja e kësaj bisede, evidentohet se personi me emrin “labi”, është shtetasi Elgerti Bixha, për te cilin shtetasi Ergys Agasi do ta emëroje si administrator ne një shoqëri private e cila ka fituar një koncesion me ministrinë e drejtuar ne atë kohe nga ish ministri Damian Gjiknuri, i cili pretendohet se është bere pengese për realizimin e këtyre përfitimeve te paligjshme nga ana e shtetasve Ergys Agasi, Elgerti Bixha dhe Alqi Bllako. Në ketë komunikim, konkretisht në mesazhin e datës 06.03.2019, ora 21 :54:43, shtetasi Ergys Agasi shprehet se: “Do ja q* robt do fusim çunat pastaj” ç’ka nënkupton faktin se ai përdor lidhjet e tij me persona me rrezikshmëri te larte shoqërore, për të “hequr” këto pengesa. “

Kjo rrethane, lidhet dhe me peng marrjen e shtetasit Gerond Meçe, pasi ai gjithashtu si ne rastin e shtetasit Damian Gjiknuri, kishte krijuar “pengesa”, nëpërmjet ankimimeve te shumta pranë KPP-se, per procedural e prokurimit te zhvilluara pranë AKSH, duke nënkuptuar faktin se “modus operandi” i këtij grupi kriminal është i njëjte. Ne vijim te këtij arsyetimi, dyshimi i arsyeshëm ne ngarkim te shtetasit Ergys Agasi, si organizator dhe pjesëmarrës i pengmarrës se shtetasit Gerond Meçe, përforcohet dhe nga fakti se automjeti i përdorur për kryerjen E pengmarrës, rezulton te jele ne pronësi te subjektit Merkaj 3″ sh.p.k., me nipt L3 I722005D, ne pronësi te shtetasit Endri Mcrkaj./ Zoom.al

Postime të lidhura