zoom

Lajme

“Ilir Proda, ushtar i Suel Çelës”- Bardhi: Të japë llogari për dhunën policore!

“Ilir Proda, ushtar i Suel Çelës”- Bardhi: Të japë llogari për dhunën policore!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar nga ministrja e Brendshme Albana Koçiu që të japë sqarim për dhunën policore në protestën e opozitës të 24 janarit.

Në fjalën e tij në Parlament, Bardhi akuzoi Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda si të lidhur me bandat kriminale.

Bardhi ngriti edhe shqetësimin e përdorimit në protestën të gazit lotsjellës nga ana e policisë, që rezultoi të ishte i skaduar.

“Ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore ndaj qytetarëve të pafajshëm nga policia e drejtuar nga një kryekriminel si Ilir Proda, një ushtar i Suel Celës dhe klaneve të Troplinëve. Duhet të japë shpjegim për përdorimin e lëndëve të skaduar, që edhe sot që flasim kemi probleme” tha Gazment Bardhi në Parlament.

Ilir Proda, është përfolur shumë herë si i lidhur me kontigjentë të krimit dhe është akuzuar se punon për llogari të grupeve kriminale, që e kanë ëmruar atë në këtë post. Pak kohë më parë, gazetarja Klodiana Lala tha se Proda është emëruar dhe financohet nga Ergys Agasi, biznesmeni në kërkim.

Postime të lidhura