zoom

Aktualitet

Sherr për parkimin/ Polici i nxjerr armën qytetarit në Laprakë, pezullohet nga detyra

Sherr për parkimin/ Polici i nxjerr armën qytetarit në Laprakë, pezullohet nga detyra

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Laprakë, Tiranë, ku një punonjës i Policisë së Shtetit, Nënkomisar Fabiol Hasaj ka kanosur me armën e shërbimit qytetarin D. H.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të shpërthyer për një vend parkimi te pallatet malajziane.

Pas incidentit, Nënkomisarin Fabiol Hasaj është pezulluar nga detyra dhe ka nisur një hetim disiplinor ndaj tij. Po ashtu, arma e shërbimit, një pistoletë tip “TT” i është bllokuar nga përdorimi.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet dhe ka referuar rastin për veprime të mëtejshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Kanosja”./ Zoom.al

Postime të lidhura