zoom

Aktualitet

EMRI/ Humb jetën në timon shefi i Krimeve në Durrës

EMRI/ Humb jetën në timon shefi i Krimeve në Durrës

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në autostradën Tiranë–Durrës, ku një efektiv i Policisë së Shtetit ka humbur jetën në mënyrë të papritur teksa ishte duke drejtuar automjetin e tij.

Bëhet fjalë për Eduart Bibën, 45 vjeç, me detyrë Shef i Seksionit të Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se ka pësuar arrest kardiak në momentin që ndodhej në timon, çka ka sjellë humbjen e menjëhershme të jetës.

Njoftimi zyrtar i Policisë së Shtetit bën me dije se shtetasi me inicialet E.B., 45 vjeç, ka shfaqur probleme të papritura shëndetësore gjatë drejtimit të mjetit në autostradë. Pavarësisht rrethanave, dyshimet kryesore lidhen me një arrest kardiak fatal./ Zoom.al

Postime të lidhura