zoom

Aktualitet

Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës, pritet të mbërrijë në Rinas

Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës, pritet të mbërrijë në Rinas

Mario Çela, do të ekstradohet mbrëmjen e sotme nga Belgjika në drejtim të vendit tonë.

Mario Çela është vëllai i Suel Çelës, kreut të organizatës kriminale të Elbasanit që u godit nga SPAK, është arrestuar në Belgjikë.

Ai u arrestua në nëntor të vitit 2024 në kuadër të operacionit të SPAK, i cili lëshoi asokohe 21 urdhër-arreste, mes të cilave edhe Mario Çelën.

SPAK bëri me dije në njoftimin zyrtar se Suel Çela është përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të drogës, kryerjen e veprimeve korruptive dhe organizimin e skemave të pastrimit të parave.

Postime të lidhura