Aplikacion
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka bërë publik një denoncim të ardhur nga një emigrant shqiptar, i cili pretendon se i janë kërkuar 15 mijë euro për legalizimin e një objekti në Durrës.
Sipas denoncimit, kërkesa është bërë nga drejtori i Kadastrës së Durrësit, Elvis Pengili, së bashku me vjehrrën e tij, e identifikuar si Peci. Emigranti shprehet se pagesa e kërkuar ishte kusht për përfundimin e procedurave të legalizimit të pronës.
Në reagimin e tij publik, Noka thekson se Pengili njihet në qytetin e Durrësit si person i afërt me Ergys Agasin, duke e lidhur këtë rast me atë që ai e cilëson si kapje të shtetit nga individë të lidhur me krimin.
“Ky denoncim është për të gjithë ata #shqiptarë të përmalluar nga mërgimi, që #Rama u thoshte kthehuni në #Shqipëri, ç’bëni ende jashtë.
Ja si të pret shteti, ku pushtetin e ka koordinatori i krimit, Ergys Agasi”, shkruan Noka./ Zoom.al

Homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti, Aurela Gaçe me lot në sy: Do e mbaj premtimin