Aplikacion
Deputeti demokrat Flamur Noka, ka bërë një paralajmërim në rrjetet sociale për një ndryshim në Policinë e Shtetit.
Noka shkruan se Ergys Agasi, biznesmeni në kërkim, po përgatitet të emërojë drejtorin e ri të policisë në Tiranë, Loard Sallaku.
Sipas Nokës, Sallaku është njeri i afërt i Agasit dhe po e ndihmon atë të fshihet ndërsa është në kërkim me urdhër të SPAK.
Pak ditë më parë, gazetarja Klodiana Lala deklaroi se Agasi ka qenë një faktor kyç në emërimet e të gjithë strukturës drejtuese të policisë së shtetit, përfshirë kreun Ilir Proda. Sipas akuzave publike edhe më herët nga opozita, ndërmjetësimi i Agasit në këtë proces i ka siguruar atij liri për të vepruar në aktivitetet e tij ilegale, por edhe akses në kupolën e shtetit.
Rasti i fundit që e konfirmon këtë është rrëmbimi i Gerond Meçes, biznesmenit që u mor peng për llogari të Gysit nga njerëz të veshur me uniforma të policisë së shtetit.
Postimi i Nokës:
“Ergys Agasi nga arratia po përgatit emërimin e Loard Sallakut drejtor
në #Tiranë, zonë ku edhe fshihet që të kujdeset për të. Loardi është një nga njerëzit e afërt të Gysit, zyrën e të cilit e kishte si zyrën e vet. Loard Sallaku negocionte me Irena Gjokën çështjet që i interesonin Agasit.
Kjo është lidhja e tyre
“
LOL
Homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti, Aurela Gaçe me lot në sy: Do e mbaj premtimin