Aplikacion
Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar një status në rrjetet sociale ku thotë se nga radhët e AKSHI-t, një tjetër person është marrë peng, për të qëndruar i heshtur mbi aferat abuzive të institucionit.

Deklarata e Lalës vjen pas skandalit të rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe, përfitues i tenderave në këtë institucion, për ta bërë atë të tërhiqej nga gara. Përgjegjës për këtë rrëmbim, sipas SPAK janë Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, biznesmenët në kërkim, të lidhur ngushtë me kupolën drejtuese të AKSHI-t dhe qeverisë.
Po ashtu, pak muaj më parë, një zhdukje disa ditore e ish-zv.drejtuesit të AKSHI-t, Daniel Shima, nxiti spekulimet se ishte në fakt një pengmarrje, por vetë Shima e mohoi dhe e ktheu në një histori rozë duke thënë se ishte zënë me gruan e ishte larguar nga banesa./ Zoom.al
Spanja i rremben titujt Lionel Messi-t, Rodri shpallet lojtari i turneut në Kupën e Botës