Aplikacion
Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me një çështje të re hetimore në vend, duke zbuluar se një deputete aktuale e Partia Socialiste e Shqipërisë është nën hetim nga SPAK.
Gjatë një interviste televizive, ajo bëri të ditur se deputetja në fjalë është marrë në pyetje disa kohë më parë nga prokurorët, ndërsa ndaj saj është regjistruar një vepër penale dhe hetimet janë duke vijuar në mënyrë intensive.
Megjithëse emri i saj nuk është bërë publik, gazetarja theksoi se bëhet fjalë për një person që aktualisht mban mandat deputeti dhe që është përfshirë në një hetim të thelluar, së bashku me persona të tjerë të lidhur me çështjen.
“Një deputete aktuale e PS është në hetim. Është pyetur disa kohë më parë në SPAK, është duke u hetuar dhe besoj se shumë shpejt çështja do të ketë rezultate konkrete.
Emri i saj është regjistruar si person në hetim por është regjistruar vepra penale dhe është duke kryer hetim i thelluar në raport me të dhe personat e lidhur. Po vijon çështja me intensitet. Po ashtu priten rezultate shumë konkrete për dosjen e AKSHI-t“, u shpreh Klodiana Lala./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari