Aplikacion
Një ngjarje e rëndë kriminale është zbuluar nga autoritetet pas denoncimit të bërë nga një 32-vjeçar, i cili ka deklaruar se është rrëmbyer dhe mbajtur peng për disa orë në zonën e Xhafzotajt.
Sipas të dhënave paraprake nga hetimet, më 31 mars 2026, tre persona të dyshuar kanë vepruar në bashkëpunim, duke e marrë me forcë të riun dhe duke e futur në një automjet.
Më pas, ata e kanë dërguar në një ambient privat ku dyshohet se e kanë kërcënuar dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij.
Burime nga hetimi bëjnë me dije se motivi i kësaj ngjarjeje lidhet me përfitimin e një shume parash. Pas përfundimit të episodit, i riu ka arritur të denoncojë rastin, duke vënë në lëvizje strukturat e policisë.
Në kuadër të operacionit, janë arrestuar Hysen Neza, 33 vjeç dhe Kevin Neza, 25 vjeç, ndërsa një person i tretë, me inicialet Jurgen Neza, 28 vjeç, është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari