zoom

Aktualitet

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Altin Hajrin

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Altin Hajrin

SPAK ka dhënë konkluzionet përfundimtare për Altin Hajrin, ku ka kërkuar burgim të përjetshëm për të. Duhet thënë se Hajri po gjykohet në mungesë, pasi ndodhet në arrati.

Jan Prenga u rrëmbye mesditën e 17 janarit 2020 pranë banesës së tij, në rrugën “London” në Kamëz. Disa persona e dhunuan dhe e futën me forcë në një automjet, ndërsa 11 ditë hetime intensive e çuan policinë në një resort në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit.

Për pengmarrjen uniformat blu arrestuan 4 persona: Olsi dhe Bajram Turja, si dhe Elton e Leonard Hajri; të gjithë nga Shijaku.

Sipas SPAK, rrëmbimi i Prengës erdhi për shkak të vjedhjes së një sasie kokainë të mbërritur nga Ekuadori në portin britanik Portsmouth./ Zoom.al

Postime të lidhura