Aplikacion
Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Festim Bexhdilit, i akuzuar si i përfshirë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.
Bexhdili u rigjykua në Apel në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Lartë
Viktima, Jan Prenga, u rrëmbye në Kamëz dhe më pas u zhduk pa lënë gjurmë, ndërsa dyshohet se u mbajt dhe u ekzekutua në kompleksin “Golden” në Shijak.
Njoftimi:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Igerta Hysi (anëtare) dhe Dhimitër Lara (anëtar), më datë 25.07.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 63/5 akti, datë 08.11.2024 regjistrimi, kthyer për rishqyrtim me një tjetër trup gjykues nga Gjykata e Lartë, pas prishjes së vendimit nr. 16, datë 20.03.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me të pandehurin F.B. – disponuar mbi ankimet e paraqitura ndaj vendimit nr. 53, datë 29.09.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 53, datë 29.09.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
– Shpenzimet gjyqësore edhe të gjykimit në apel i ngarkohen të pandehurve solidarisht.
– U shpall në Tiranë, sot më datë 25.07.2025.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit