Aplikacion
Në qendër të Tiranës, një rrugicë pranë bulevardit është kthyer në arenë debati mes gazetares Enkelejda Mema dhe biznesmenit Altin Prenga. Shkaku i konfliktit është një tabelë ndalim-parkimi, e cila sipas banorëve është vendosur në favor të biznesit të ri, duke penalizuar rezidentët që kanë parkuar aty prej vitesh.
Ndërsa Mema e cilëson këtë si një “rrëmbim” të hapësirës publike me mbështetjen e bashkisë, Prenga sqaron se ai thjesht po respekton rregullat urbanistike që kanë qenë në fuqi shumë kohë përpara mbërritjes së tij. Tensionet janë përshkallëzuar edhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë në mbështetje të njërës apo tjetrës palë.
“Altin Prengës t’i ecë biznesi, se qytetarëve u tregojmë forcën e tabelës. Sot në rrugicën ku është vendosur biznesi i Altin Prengës vendoset një tabelë që na thotë ne banorëve, nga sot nuk keni për të parkur më këtu. Pra çojini makinat ku të doni, se kështu do i zoti i biznesit dhe para atij ne banorët e zonës jemi një hiç për kandidaten socialiste për bashkinë e Tiranës. Në rrugicën në foto aty nuk ka ekzistuar asnjëherë një tabelë ndalim parkimi. Jetë e mot kemi parkuar aty. Asnjë prej bizneseve të mëparshme që kanë funksionuar si “Destili” apo “Firence” nuk kanë pretenduar e as kanë ndërhyrë në bashki për t’u rrëmbyer banorëve atë që u takon me ligj e me rregulla vendore, hapësirën për parkim. Asnjëherë. ”-shkruan Mema.

Mema shkruan se makinat e banorëve që u takon të parkojnë ty, ndihen pengesë për biznesin.
“Sot kjo rrugicë u hap për klientët e Altin Prengës që të rrijnë në rradhë për të ngrënë bukë me djathë të zier. Makinat në parkim ishin pengesë për biznesin e tij. Njerëzit në radhë filluan të bllokonin rrugën e makinave dhe kjo i rrezikonte fitimet Altin Prengës, se njerëzit mes bukës me djathë të zier, zgjedhin të mbrojnë kokën e tyre nga ndonjë rrotë makine që është në rrugë të vetë.”-shprehet Mema dhe bërë publike situatën e krijuar pranë pallatit ku banon.
Mema paralajmëron se do i përgjigjet me të njëjtën monedhë biznesmenit duke u kthyer edhe ajo në pengesë për të.
Nga ana tjetër, Altin Prenga i ka hedhur poshtë akuzat, duke argumentuar se sinjalistika dhe vijëzimet për këmbësorët kanë qenë aty prej vitesh, por ishin mbuluar nga veranda e biznesit paraardhës. Duke e konsideruar sulmin si të motivuar politikisht, Prenga bëri thirrje që ta linin të punonte i qetë, duke mbrojtur modelin e tij të biznesit të fokusuar te produktet tradicionale.

Ngjarja ka nxitur diskutime të shumta online. Disa shkruajnë se kjo situatë e do një protestë, po klientët janë më shumë, apo kur e quajnë “muhabet të ndryrë’ duke e pyetur Memën nëse ka nevojë për ndihmë për të mbushur kovat. “Altini është demokrat, por te biznesi nuk të fal”, Bllokim të hyrjes së rrugicës, propozohet në një mesazh tjetër, dikush tjetër shkruan: “Iu hollua gjuha me lëpirje në Lezhë, ka ndërruar sipërfaqe, pak më të ashpër, këtu në kryeqytet!”.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit