zoom

Aktualitet

Paralajmërimi i fortë: Tre deputetë socialistë drejt SPAK

Paralajmërimi i fortë: Tre deputetë socialistë drejt SPAK

Gazetari dhe analisti Basir Çollaku ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të ndërmarrë së shpejti veprime konkrete ndaj tre deputetëve të Partisë Socialiste. Sipas tij, bëhet fjalë për dosje që janë në proces hetimi prej disa vitesh dhe që tashmë ndodhen në një fazë të avancuar.

Çollaku u shpreh se këto hetime nuk janë të reja, por kanë qenë aktive për rreth pesë deri në gjashtë vite, ndërsa tani pritet që SPAK të thërrasë deputetët në fjalë për t’u marrë në pyetje. Ai la të kuptohet se emrat lidhen me figura të rëndësishme politike, të cilat janë përmendur edhe më herët në debatet publike.

Sipas analistit, zhvillimet e ardhshme mund të çojnë edhe në kërkesa zyrtare drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit parlamentar, në mënyrë që hetimet të vijojnë pa pengesa ligjore. Çollaku theksoi se shumica parlamentare që zotëron Partia Socialiste nuk përbën garanci për shmangien e përgjegjësive penale.

Ai shtoi se procesi i drejtësisë së re po hyn në një fazë më të ndjeshme, ku pritet që edhe përfaqësues të nivelit të lartë politik të përballen me organet e drejtësisë. Sipas tij, veprimet e SPAK do të jenë një test i rëndësishëm për besueshmërinë e reformës në drejtësi dhe për barazinë para ligjit.

“Shumë shpejt, emra që përmendi Rama në sallë, do t’i keni tek taksia e trenit sic thotë kryeministri, dosjet e tyre hetohen prej 5-6 vitesh, do të ketë kërkesa të tjera për heqje imuniteti në parlament dhe për tu përballur me drejtësinë.

S’do të bëjë bereqet rezistenca e Ramës me 83 mandate, sado dilema do të kenë, njësoj si me votimin e reformës në drejtësi do të bëhen jeshil, do të ngrenë kartonin jeshil”, tha mes të tjerash Çollaku./ Zoom.al

Postime të lidhura