zoom

Aktualitet

Detaje nga rrëmbimi në Tiranë/ Autorët u shtirën si agjentë dhe i kërkuan miliona euro biznesmenit (FOTO)

Detaje nga rrëmbimi në Tiranë/ Autorët u shtirën si agjentë dhe i kërkuan miliona euro biznesmenit (FOTO)

Zbardhen detaje të reja nga rrëmbimi dhe dhunimi i 32-vjeçarit në Xhafzotaj.

Kevin Neza, Hysen Neza dhe një i afërm i ture rezultojnë persona me precedentë penalë dhe dyshohet se kishin kohë që ndiqnin lëvizjet e të riut.

I rrëmbyeri, një biznesmen me mbiemrin Sula nga Divjaka, ishte kthyer prej pak kohësh në Shqipëri. Ditën e ngjarjes, ai ndodhej në një lokal pranë ish-Parkut në kryeqytet.

Autorët iu afruan dhe iu prezantuan si agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke e mashtruar dhe detyruar të hipte në makinë. Për të fshehur identitetin, njëri mbante kapele dhe syze, ndërsa të tjerët kishin maska dhe syze.

Më pas, 32-vjeçari është transportuar në zonën e Xhafzotajt, ku është mbajtur gjatë gjithë natës. Gjatë kësaj kohe, ai është dhunuar dhe kërcënuar vazhdimisht për t’i marrë para.

Fillimisht, autorët i kanë kërkuar 2 milionë euro, por duke parë kundërshtimin e tij, shuma është ulur në 1 milion dhe më pas në 500 mijë euro. Në orët e para të mëngjesit, ata e kanë liruar me qëllim që të siguronte shumën e kërkuar.

Pas lirimit, biznesmeni ka bërë menjëherë kallëzim në polici, çka çoi në identifikimin dhe arrestimin e dy prej autorëve, ndërsa vijon puna për kapjen e të tretit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./ Zoom.al

Postime të lidhura