Aplikacion
Gjykata Penale ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për dy vëllezërit J.N. dhe K.N. dhe kushëririn e tyre H.N, të cilët disa ditë më parë morën peng një biznesmen në mes të Tiranës.
Dy vëllezërit K.N dhe J.N si dhe djali i xhaxhait të tyre H.N janë të njohur për policinë me precedent penal për vjedhje dhe konflikte të ndryshme, por edhe si përdorues droge.
Autorët i janë prezantuar si punonjës të BKH-së, kanë monitoruar lëvizjes e biznesmenit 32-vjeçar nga Divjaka dhe më pas e kanë marrë peng.
32-vjeçari ka qenë duke pirë kafe në afërsi të zonës së ish-Parkut, dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre i janë afruar sapo është çuar nga kafja në një rrugicë ku i janë prezantuar si agjentë të BKH-së dhe e kanë futur në makinë.
Fillimisht i kanë kërkuar 2 milion euro, por pasi 32-vjeçari ka kundërshtuar ata e kanë dhunuar dhe më pas i kanë kërkuar 1 milion euro, por sërish i riu ka thënë se nuk ka aq para.
Tre autorët më pas i kanë kërkuar “500 mijë euro” ku e kanë liruar që ky të shkonte të merrte paratë. Ata e kanë mbajtur gjithë natën në magazinën në Xhafzotaj dhe e kanë liruar në mëngjes.
Biznesmeni menjëherë i është drejtuar policisë ku i ka treguar rastin.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit