Aplikacion
Është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi i kryeministrit Edi Rama për shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ilir Proda.
https://qbz.gov.al/eli/fz/2026/46/e59e1933-ca51-4737-b74c-ab3460fa9df7
Proda u shkarkua nga detyra ditën e shtunë pas 17 muajsh në krye të Policisë.
Dyshohet se shkak u bë mosmenaxhimi i duhur i tubimit të fundit të opozitës, si dhe fakti që Policia e Shtetit nuk arriti të sigurojë rendin dhe qetësinë publike.
Bëhet fjalë për episode ku veprimet e protestuesve dhe policisë prodhuan jo pak tensione dhe cenuan rendin dhe sigurinë e qytetarëve, veçanërisht me lejimin e protestuesve që të hynin në qendër të qytetit, në zonën e ish-Bllokut.
Gjatë qëndrimit të tij në detyrë, Proda është vënë vazhdimisht në qendër të akuzave të opozitës për lidhje me grupe kriminale.
Zoom.al/
Spanja i rremben titujt Lionel Messi-t, Rodri shpallet lojtari i turneut në Kupën e Botës