Aplikacion
Skënder Hita është emëruar drejtori i ri i Policisë së Shtetit. Vendimi u mor sot gjatë mbledhjes së qeverisë.
Nga Zoom.al
Policia e shtetit ka më në fund shansin të çlirohet nga kthetrat e krimit të organizuar, që më shumë se kurrë e kishin kapur këtë strukturë në kohën e drejtimit të saj nga Ilir Proda.
Skënder Hita, me gradën “Drejtues Madhor” ka marrë sot miratimin nga Këshilli i Ministrave për ta drejtuar policinë, me misionin jo pak të lehtë për ta dekriminalizuar atë.
“Hita u përzgjodh ndër kandidatët më të vlerësuar përmes një procesi konkurrues, duke dëshmuar përvojë të spikatur, vizion të qartë strategjik dhe angazhim të fortë ndaj ligjit dhe qytetarëve” -thuhet në një njoftim të Ministrit të Brendshëm, Besfor Lamallari.
Por tani, Hita ka përballë detyrën më të vështirë, atë që t’ua kthejë policinë e shtetit policëve me përvojë dhe të largojë prej aty të inkriminuarit, të punësuarit e bandave apo të infiltruarit e tyre.
Më së pari ai do të duhet t’i bëjë llogaritë me “ushtarët” e Ilir Prodës në drejtoritë e qareve, komisariate apo sektorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.
Vetëm kështu ai do të mund ta kthejë policinë e shtetit në shinat e ligjit dhe t’i kthejë asaj dinjitetin e shkelur me këmbë për 18 muaj nën drejtimin e Ilir Prodës dhe jo vetëm.
Hita, një drejtues që vjen nga terreni
Skënder Hita është një emër i njohur në rradhët e Policisë së Shtetit, me një karrierë të gjatë dhe “të pastër” në strukturat e rendit. Emërimi i tij si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit (pas procesit të konkurrimit të hapur) shihet si një lëvizje drejt profesionalizmit, duke pasur parasysh përvojën e tij në terren dhe në drejtimin e qarqeve të vështira.
Skënder Hita vjen në krye të policisë së shtetit nga një karrierë e gjatë në radhët e uniformave blu. Ai ka përfunduar studimet e larta në Akademinë e Policisë “Arben Zylyftari”, duke u diplomuar si specialist për rendin dhe sigurinë publike.
Pas diplomimit në akademi, ka kryer studimet në Fakultetin e Drejtësisë, duke u kualifikuar si jurist. Ka marrë pjesë në dhjetëra trajnime të organizuara nga partnerët ndërkombëtarë si PAMECA, ICITAP dhe OSBE, me fokus krimin e organizuar, menaxhimin e kufijve dhe policimin në komunitet.
Skënder Hita i ka ngjitur shkallët e karrierës duke kaluar nëpër të gjitha nivelet drejtuese, kryesisht në strukturat e hetimit të krimit.
Ai ka qenë Drejtor i Policisë së Qarkut të Durrësit, Drejtor i Policisë së Qarkut të Shkodrës, Dibrës dhe së fundi i Fierit. Më parë ka mbajtur detyrën e zëvendësdrejtorit për Hetimin e Krimeve në Tiranë. Ka kaluar me sukses proceset e vlerësimit të pastërtisë së figurës dhe pasurisë, gjë që i dha legjitimitetin për të kandiduar për postin numër një të policisë.
Njihet brenda trupës së policisë si një drejtues korrekt dhe i distancuar nga influencat politike të ditës.
Ndryshe nga disa drejtues që kanë bërë karrierë në zyra administrative, Hita njihet si njeri i terrenit që njeh mirë dinamikën e grupeve kriminale në Shqipëri.
Spanja i rremben titujt Lionel Messi-t, Rodri shpallet lojtari i turneut në Kupën e Botës