Aplikacion
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar dënimin me 10 vite burg për ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, i akuzuar për shpërdorim detyre, korrupsion pasiv, shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, këtij dënimi pritet t’i ulet 1/3. Po ashtu, SPAK ka kërkuar që Berberit t’i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare.
Në të njëjtën çështje, për ish-drejtorin e Drejtorisë së Ndërtimit dhe Mirëmbajtjes në ARRSH, Gentjan Gjyli, si dhe ish-drejtorin e Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve, Erald Elezi, është kërkuar dënimi me 1 vit e 6 muaj burg. Edhe për ta aplikohet ulja me 1/3 e dënimit, si dhe ndalimi për të ushtruar funksione publike për 3 vite.
SPAK ka kërkuar gjithashtu konfiskimin e shumave të sekuestruara, konkretisht 15 mijë euro, 35 mijë paund dhe mbi 1 milion lekë të reja.
Në pretencën e saj, prokuroria ka përfshirë edhe disa persona fizikë dhe juridikë, mes tyre shoqëritë “Net Group” dhe “DAAM”, si dhe një sërë zyrtarësh e individësh të tjerë, për të cilët janë kërkuar dënime që variojnë nga 1 vit deri në 7 vite e 6 muaj burg.
Për pjesën më të madhe të të pandehurve, SPAK ka kërkuar ulje të dënimit me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar, pezullim të dënimit me burg dhe vendosje në shërbim prove apo punë me interes publik, si dhe heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike për deri në 3 vite.
Po kështu, për disa prej të pandehurve është kërkuar edhe konfiskimi i pasurive të sekuestruara gjatë hetimeve./ Zoom.al
Spanja i rremben titujt Lionel Messi-t, Rodri shpallet lojtari i turneut në Kupën e Botës