zoom

Aktualitet

Pallatet e “Arlis-it” të Armand Lilos digjen si letër, mund t’ua vërë flakën kushdo me një bisht cigareje

Pallatet e “Arlis-it” të Armand Lilos digjen si letër, mund t’ua vërë flakën kushdo me një bisht cigareje

Ngjarja e fundit në rrugën e Dibrës, ku një pallat 12-katësh i kompanisë “Arlis Ndërtim” u përfshi nga flakët brenda pak minutash, ka nxjerrë në dritë një të vërtetë të tmerrshme që fshihet pas fasadave moderne të kryeqytetit, atë që shume pallate në Tiranë janë ndërtuar dhe po ndërtohen me materiale që digjen si letër.

Autoritetet dyshojnë se zjarri ra nga djegia e disa kartonave të supermarketit Big Market që ndodhet në katin e pare te kompleksit. Një version tjetër është ai që zjarri u vu nga dy fëmijë që po luanin me një bisht cigarje.

Nëse do të ishte kështu, skandali do të qe i përmasave të paimagjinueshme.

Imagjinoni sikur të gjitha pallatet në Tiranë të ishin bërë me të tillë material që do te mjaftonte një bisht cigarje për të djegur mbi 30 apartamente; një pakujdesi e vogël për të kthyer lagje të tëra në vatra zjarri të pakontrollueshme.

Por pakujdesia mund të jetë shqetësimi më i vogël. Imagjinoni se ç’pasoja katastrofike do të kishte keqbërja në këte rast, pasi çdokush do të arrinte të digjte me dhjetëra pallate brenda natës vetëm me një çakmak!

Është skandaloze sesi institucionet shtetërore po tentojnë ta mbyllin këtë histori duke arrestuar punonjës administrimi, ndërkohë që “elefanti në dhomë” injorohet.

Së pari, shteti do të duhet të ndërmarrë një kontroll për të gjitha objektet e ndërtuara nga kompani si Arlis Ndërtim e Armand Lilos.

Një investigim i Zoom.al, i publikuar një ditë më parë, ekspozoi me fakte mungesën e standardeve të sigurisë kundër zjarrit në komplekse si “Square 21”. Kjo tregon se problemi është sistematik.

LEXO KETU:

Lexo edhe:

Prokuroria do të duhet të hetojë se kush i ka firmosur kolaudimet e këtyre fasadave që shkrihen si plastikë, pasi qytetarë po shohin t’u sakrifikohet pasuria dhe jeta për fitimet e majme të oligarkisë së ndërtimit.

Nëse qeveria nuk ngrihet në këmbë për të inspektuar çdo pallat që përdor të tillë teknologji fasade, ajo po bëhet bashkëpunëtore në një tragjedi që pret të ndodhë.

Sot ishte rruga e Dibrës. Nesër mund të jetë çdo lagje tjetër e Tiranës. /Zoom.al

Postime të lidhura