Aplikacion
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar lidhur me zjarrin e rënë një ditë më parë në një pallat në Tiranë, të ndërtuar nga “Arlis Construction”, duke kërkuar hetim të plotë dhe përgjegjësi për ngjarjen.
Pas një vizite në vendin e ngjarjes, ai theksoi se situata nuk mund të konsiderohet si një incident i zakonshëm, por kërkon analizë të detajuar për të gjithë faktorët që mund të kenë ndikuar në përhapjen e flakëve.
Sipas tij, duhet të hetohen projektimi i objektit, cilësia e materialeve të ndërtimit, devijimet nga leja, si dhe funksionimi i sistemeve të sigurisë dhe mbrojtjes nga zjarri.
“Isha, qëndrova, pashë, dëgjova, mora shpjegime tek pallati i shkrumbuar dje! Dy gjëra kam për të thënë: E para, shkova për ti falënderuar e shprehur mirënjohjen e pafundme komandant Jonuz Muratajt dhe burrave të njësisë së tij, të gjithë zjarrfikës! Kuptova duke folur me t,a se mirënjohja nuk mjafton. I kemi lënë pa shumë shumë gjëra, natyrisht nuk janë materiale ato që mungojnë; janë të gjitha të domosdoshme për të lehtësuar dhe vlerësuar punën, mundin, sakrificën, jetën e vënë në rrezik për të shpëtuar jetë njerëzish të rrezikuar, siç dje. A e dini që zjarrfikësit që shërbejnë 24 orë nuk marrin ushqim, nuk kanë kuote ushqimore?! Unë, për turp e mësova sot! NdajmË leke pafund për një armatë nëpunësish shteti e nuk kujdesimi për këtë kategori shërbyesish publike që hidhen të shpëtojnë jetë njerëzish pa ushqim e pa ujë?! Gjëja e parë dhe themelore që duhet bërë është të rishihet statusi i tyre. Duhet një status krejtësisht tjetër për zjarrfikësit-ligjor, ekonomik, social dhe duhet bërë tani!”, tha Braçe./ Zoom.al
Homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti, Aurela Gaçe me lot në sy: Do e mbaj premtimin