zoom

Aktualitet

Komentuesit i vërsulen kompani “Arlis” të Armand Lilos: Përralla me mbret, nxirrni dokumentet

Komentuesit i vërsulen kompani “Arlis” të Armand Lilos: Përralla me mbret, nxirrni dokumentet

Pas zjarrit të një dite më parë në pallatin në Tiranë, të dërtuar nga kompania Arlis Construction, reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta dhe të forta.

Komentuesit kanë shpërthyer në kritika ndaj kompanisë, duke vënë në dyshim deklaratat e saj publike për përgjegjësinë dhe rindërtimin e dëmeve.

“Përralla me mbret, nxirri dokumentet me foto si kjo deklaratë që t’i shohim këto standardet për të cilat flitet. Beso, kontrollo i thonë kësaj”, shkruan një qytetar.

Disa prej tyre shprehen hapur se kompania duhet të mbajë përgjegjësi të plotë për situatën.

“Kështu është kur hyn në shtëpi pa marrë certifikatat sipas zërave për çdo blerës”, shprehet një komentues tjetër.

Të tjerë theksojnë se nuk mjaftojnë deklaratat publike, por kërkohen prova reale dhe hetim i plotë mbi cilësinë e punimeve.

Qytetarët ngrenë edhe shqetësimin për rolin e institucioneve, duke theksuar se lejet e ndërtimit dhe kontrollet teknike janë po aq të rëndësishme në raste të tilla.

“Ju harroni që lejen e shfrytëzimit e jep bashkia”, shton një tjetër./ Zoom.al

Postime të lidhura