zoom

Aktualitet

Zbythet policia, heq nga kërkimi Armand Lilon e “Arlis”

Zbythet policia, heq nga kërkimi Armand Lilon e “Arlis”

Policia e Tiranë duket se është tërhequr nga vendimi i shpalljes në kërkim të Armand Lilos, pronar i kompanisë “Arlis Ndërtim”, që kishte ndërtuar kompleksin e pallateve pranë “Farmacisë 10” në Tiranë, që u dogj një ditë më parë.

Në njoftimin zyrtar dërguar mediave për këtë ngjarje, thuhet se Lilo është thjesht nën hetim, për shkatërrim të pronës nga pakujdesia, njësoj si punonjëset e supermarketit “Big Market” nga ku dyshohet se nisi zjarri. 

Nuk dihet arsyeja e tërheqjes së policisë për ta arrestuar Lilon, por burime brenda policisë thanë për Zoom.al se ai është një person me lidhje të forta politike dhe në sistemin e drejtësisë. Lilo është kunat i ish -ministrit të Drejtësisë, Fatmir Xhafa, autorit të Reformës në Drejtësi dhe klient i preferuar i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Por teksa Lilo gëzon i qetë lirinë, në pranga kanë përfunduar katër persona të tjerë. 

Ata janë: inxhinieri i kompanisë “Arlis Ndërtim”, Enver Ademi, kontraktori i fasadës Altin Furtuna, administratori i pallatit Agron Cara dhe menaxherja e Big Market që ndodhej në katin e parë të pallatit, Razie Sula.

LEXO EDHE:

Lexo edhe:

Hetimet për shkaqet e zjarrit janë ende në vijim dhe autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e zjarrit dhe përgjegjësitë përkatëse të personave të përfshirë.

Nga zjarri i rënë ditën e djeshme, 11 persona u paraqit në spital me probleme shëndetësore për shkak të asfiksisë.

Ndërsa dëmet materiale janë të mëdha. Paraprakisht bëhet fjalë për rreth 30 apartamente të djegur plotësisht. / Zoom.al

Postime të lidhura