zoom

Aktualitet

Pas rreth 7 orësh/ Vazhdon zjarri në pallatin e “Arlis Construction”

Pas rreth 7 orësh/ Vazhdon zjarri në pallatin e “Arlis Construction”

Pas rreth 7 orësh që nga nisja, zjarri vazhdon tëdjegë pallatin 12-katësh të “Arlis Construction” në Tiranë. 

Siç shihet nga pamjet, zjarrfikësit po vazhdojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll situatën. 

Flakët përpinë të gjithë pallatin duke e djegur brenda pak minutash, ndërsa banorët nxituan të evakuoheshin.

Si pasojë më shumë se 10 persona mbetën të lënduar, fatmirësisht pa viktima por me dëme të konsiderueshme materiale. 

Dyshimet e para janë se zjarri ka rënë në një biznes të katit të parë të godinës.

Një grup hetimor është ngritur për të saktësuar shkaqet e rënies së flakëve.

Zoom.al/

Postime të lidhura