zoom

Aktualitet

Digjet pallati përballë spitalit “Nënë Tereza”, shkon në 7 numri i personave të lënduar

Digjet pallati përballë spitalit “Nënë Tereza”, shkon në 7 numri i personave të lënduar

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat në zonën e kompleksit të banesave pranë QSUT, në zonën e 5 Majit, pranë farmacisë nr. 10, duke shkaktuar situatë të rënduar dhe panik mes banorëve.

Sipas burimeve nga vendngjarja, numri i të lënduarve ka shkuar në 7, 4 qytetarë dhe 3 zjarrfikës janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore në QSUT si pasojë e asfiksimit dhe përballjes me flakët e mëdha.

Bëhet fjalë për një pallat shumëkatësh të ndërtuar së fundmi, i cili është përfshirë plotësisht nga flakët në fasadën e jashtme.

Pallati është pjesë e kompleksit ‘Arlis’ të Armand Lilos.

Forcat zjarrfikëse po vijojnë punën për evakuimin e banorëve dhe vënien nën kontroll të zjarrit, i cili është përhapur me shpejtësi në të gjithë godinën.

Postime të lidhura