zoom

Aktualitet

FOTO-LAJM/ Nëna me foshnjen në duar largohet me vrap nga zjarri në Tiranë

FOTO-LAJM/ Nëna me foshnjen në duar largohet me vrap nga zjarri në Tiranë

Një pallat banimi në Tiranë është përfshirë nga flakë të mëdha, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe rrezik për përhapje të mëtejshme të zjarrit në zonë.

Ngjarja ka ndodhur pranë Spitalit “Nënë Tereza”, ku flakët janë përhapur me shpejtësi në disa kate të ndërtesës. Banorët, të përfshirë nga paniku, janë larguar me nxitim, mes tyre edhe familje me fëmijë të vegjël.

Një nënë shihet që largohet duke mbajtur foshnjën në krah, ndërsa ndërtesa është përfshirë pothuajse tërësisht nga zjarri.

Edhe familjarët e tjerë, përfshirë të moshuarit kanë dalë nga shtëpitë e tyre në kohë, duke shmangur humbjen e jetëve.

Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe sigurimin e zonës përreth. Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit./ Zoom.al

Postime të lidhura