zoom

Aktualitet

VIDEO/ Flakët përpijnë pallatin e “Arlis Construction”, helikopteri hedh ujë nga lart për të shuar zjarrin

VIDEO/ Flakët përpijnë pallatin e “Arlis Construction”, helikopteri hedh ujë nga lart për të shuar zjarrin

Pallati i “Arlis Construction” pranë QSUT në Tiranë vijon të shkrumbohet nga flakët prej më shumë se 1 ore.

Zjarri është përhapur me shpejtësi në të gjithë godinën, duke rrezikuar seriozisht edhe ndërtesat përreth.

Tymi i dendur ka mbuluar zonën, ndërsa banorët janë detyruar të largohen me urgjencë nga apartamentet e tyre.

Për të vënë situatën nën kontroll, në vendngjarje po ndërhyjnë edhe forcat RENEA dhe ushtria, e cila po hedh ujë me helikopter nga lart për të shuar flakët.

Mes skenave dramatike, është parë edhe një nënë që largohej me foshnjen në krah, duke i shpëtuar flakëve.

Si pasojë e tymit të dendur, katër persona, dy banorë dhe dy efektivë zjarrfikës, kanë shfaqur shenja asfiksie dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në QSUT. Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohen viktima, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë dhe pritet të zbardhet pas përfundimit të hetimeve nga autoritetet përkatëse./ Zoom.al

Postime të lidhura