Aplikacion
Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka dhënë detaje mbi gjendjen e personave të lënduar pas ngjarjes së sotme, ku nj ë zjarr përfshiu nj ë pallat n ë zonën “Ali Demi” përballa QSUT-së.
Sipas tij, në total janë 11 persona t ë lënduar, nga të cilët 6 janë shtruar në spital.
Gjithashtu, pesë persona janë paraqitur në repartin e djegie-plastikës, por vetëm një është shtruar, ndërsa katër të tjerë janë trajtuar dhe janë kthyer në banesë.
Brataj theksoi se nuk ka asnjë pacient në gjendje kritike dhe se të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën. Ai sqaroi se shumica janë mbajtur nën vëzhgim për shkak të ekspozimit ndaj tymrave dhe substancave kimike, të cilat kërkojnë monitorim për disa orë.
Sa i përket identitetit të të lënduarve, Drejtori i Urgjencës Kombëtare tha se mes tyre ka edhe punonjës zjarrfikës, por numri i saktë nuk është përcaktuar ende. Ai shtoi se rastet e zjarrfikësve janë më të lehta dhe janë trajtuar në repartin e urgjencës së QSUT-së.
“Katër pacientë ndodhen në repartin e toksikologjisë, për shkak të intoksikimit nga tymi dhe lëndët kimike të prodhuara nga zjarri. Një pacient është në repartin e urgjencës. Një tjetër, një grua rreth të 50-ave, është shtruar në repartin e djegie-plastikës me djegie rreth 15% të trupit, por është jashtë rrezikut për jetën.”-tha Brataj.
Spanja i rremben titujt Lionel Messi-t, Rodri shpallet lojtari i turneut në Kupën e Botës