zoom

Aktualitet

6 të lënduar nga zjarri në Tiranë, vijon beteja me flakët

6 të lënduar nga zjarri në Tiranë, vijon beteja me flakët

Situata nga zjarri i madh që përfshiu një pallat banimi në Tiranë, pranë QSUT, të ndërtuar nga firma “Arlis Construction” e Armand Lilos, vijon të jetë shqetësuese, ndërsa dalin detaje të reja mbi të lënduarit.

Sipas informacioneve të fundit, gjashtë persona kanë pësuar dëmtime nga tymi dhe flakët. Prej tyre, dy janë transportuar në repartin e djegie-plastikës, ku po marrin trajtim më të specializuar, ndërsa katër të tjerë po trajtohen në urgjencë, kryesisht për probleme nga asfiksia.

Zjarri, i cili shpërtheu pasditen e sotme, u përhap me shpejtësi në të gjithë ndërtesën, duke detyruar dhjetëra banorë të largohen me nxitim.

Prej më shumë se një ore, vijon beteja me flakët në vendngjarje, me ndërhyrjen e zjarrfikëseve, forcave RENEA dhe helikopterit që hedh ujë nga ajri./ Zoom.al

Postime të lidhura