zoom

Aktualitet

Zjarri në Tiranë, 4 të asfiksuar dërgohen në spital

Zjarri në Tiranë, 4 të asfiksuar dërgohen në spital

Të paktën katër persona janë lënduar nga zjarri masiv që përfshiu pasditen e sotme një pallat në Tiranë, pranë QSUT, të ndërtuar nga firma “Arlis Construction”.

Sipas informacioneve, dy banorë të pallatit dhe dy zjarrfikës që kanë ndërhyrë për t’i evakuuar ata janë asfiksuar nga tymi.

Ata janë dërguar menjëherë në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Forcat zjarrfikëse po vijojnë kontrollet në pallat për të shpëtuar banorët që mund të jenë ende brenda, ndërsa po vazhdon edhe beteja për shuarjen e flakëve.

Situata është kritike sepse nëse flakët nuk vendosen shpejt nën kontroll, rrezikohen të digjen edhe godina të tjera./ Zoom.al

Postime të lidhura