Aplikacion
Që nga mesdita e djeshme vijon zjarrin në pallatin “Arlis Construction” pranë QSUT.
Në imazh shihen vatrat e zjarrit ende aktive, ndërsa tymi i zi mbulon zonën. Dyshohet se rreth 30 apartamente janë shkrumbuar.
Ende nuk ka nje bilanc të personave të lënduar, ndërsa nga ana e policisë nuk ka asnjë reagim lidhur me ngjarjen.
Flakët përpinë të gjithë pallatin ditën e djeshme duke e djegur brenda pak minutash, ndërsa banorët nxituan të evakuoheshin.
Si pasojë më shumë se 10 persona mbetën të lënduar, fatmirësisht pa viktima por me dëme të konsiderueshme materiale.
Dyshimet e para janë se zjarri ka rënë në një biznes të katit të parë të godinës.
Një grup hetimor është ngritur për të saktësuar shkaqet e rënies së flakëve.
Spanja i rremben titujt Lionel Messi-t, Rodri shpallet lojtari i turneut në Kupën e Botës