Aplikacion
Kryeministri Edi Rama reagoi mëngjesin e kësaj të mërkure për zjarrin që shkrumboi të paktën 30 apartamente në kompleksin e pallatit të ndërtuar nga kompania “Arlis Construction”.
Shefi i qeverisë u tha qytetarëve të prekur të mos shqetësohen pasi sipas tij, ndërtuesi i pallatit do ta rindërtojë kompleksin nga e para.
Por mesazhi i kryeministrit ka nxitur reagime të ashpra te komentuesit, të cilët kërkojnë llogari dhe përgjegjësi për cilësinë dhe standartet e ndërtimit.

Një tjetër komentues ngre pikëpyetje për dëmet që shkojnë dhjetëra mijëra euro në arredimin e brendshëm për secilin apartament.

Në komente të tjera, qytetarët bëjnë përgjegjëse qeverinë dhe mosfunksionimin e strukturave të saj për mënyrën se si jepen lejet e ndërtimit, kujt i jepen dhe si bëhen ato të banueshme pa u çertifikuar.

Deri tani asnjë instancë shtetërore nuk ka dalë në konkluzione për shkakun e zjarrit.
Nga zjarri mbetën të lënduar 10 persona, përfshirë banorë dhe punonjës zjarrfikës./Zoom.al/
Spanja i rremben titujt Lionel Messi-t, Rodri shpallet lojtari i turneut në Kupën e Botës