zoom

Aktualitet

Zjarri në pallat/ Qytetarja kërkon shoqen e saj: Jetonte vetëm, e ka celularin të fikur

Zjarri në pallat/ Qytetarja kërkon shoqen e saj: Jetonte vetëm, e ka celularin të fikur

Banorët dhe të afërmit e personave që humbën banesat nga zjarri që “përpiu” pallatin shumëkatësh, kanë treguar detaje nga ngjarja.

Një qytetare në një prononcim për mediat shprehet se që prej pasdites së djeshme ka humbur kontaktet me shoqen e saj.

Ajo tha se e telefonon, por celulari rezulton i fikur.

“E telefonoj, por e ka të fikur. Nuk kam folur që dje pasdite, ndaj erdha të pyes. Mendoj se do jetë larguar nga shtëpia, pasi jetonte vetëm. Është rreth 70 vjeçe.”, u shpreh ajo.

Sipas të dhënave paraprake, rreth 30 apartamente u prekën nga flakët, të cilat dyshohet se nisën në katin e parë të një biznesi.

Zjarri përfshiu plotësisht pjesën e jashtme të ndërtesës, duke djegur fasadën me dy shtresa dhe duke dëmtuar edhe strukturën e brendshme në disa pjesë.
Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende zyrtarisht, ndërsa materiali i përdorur në fasadë mund të ketë ndikuar në përhapjen e shpejtë të flakëve.

Megjithatë, dyshohet se ka nisur nga djegia e disa kartonëve pranë supermarketit.

Zoom.al/

Postime të lidhura