Aplikacion
Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur shqetësimin për rritjen e ndjeshme të çmimeve të produkteve ushqimore në treg, duke e cilësuar situatën si abuzive dhe të pajustifikuar.
Nga foltorja e Kuvendit, ai u ndal veçanërisht te rasti i domates, për të cilën theksoi se ekziston një diferencë shumë e madhe mes çmimit me të cilin importohet dhe atij që paguajnë qytetarët në treg. Sipas tij, të dhënat tregojnë se ky produkt hyn në vend me çmime disa herë më të ulëta, por më pas shitet deri në 5-6 herë më shtrenjtë.
Braçe theksoi se pjesa më e madhe e domateve në treg vjen nga importi, kryesisht nga vende si Greqia, Italia, Serbia dhe Turqia, ndërsa sasia e futur në treg gjatë muajve të parë të vitit është e konsiderueshme.
Sipas deputetit, situata kërkon masa të menjëhershme për të frenuar rritjen e pajustifikuar të çmimeve.
“Kemi qenë nën agresionin e importit dhe çmimet në treg kanë qenë të justifikuara me këtë fakt. I jam drejtuar Drejtorisë së Doganave, veçanërisht për produktin që u bë hit, domatja. Ka dy zëra, domatja dhe domatina, të ardhura nga Greqia, Italia, Serbia dhe Turqia, ky ka qenë importi kyç yni. Janë diku te 2500 ton në harkun janar-mars, por çmimet që janë importuar dhe zhdoganuar të habisin. Numrat janë 5-6 herë më të lira sesa qytetarët kanë blerë në treg produktin domate.
Ky është një abuzim skandaloz në një treg ku nuk qarkullon faturë fiskale. Prodhimi bujqësor duhet mbështetur tani, ndryshe në korrik-shtator do të vazhdojmë të importojmë! Duhet të ndalet abuzimi me çmimet e perimeve dhe frutave! Edhe në kushtet e importit është skandaloz dhe për fat të keq prodhimi vendas i ndjek të gjithë me radhë”, tha Braçe./ Zoom.al
Spanja i rremben titujt Lionel Messi-t, Rodri shpallet lojtari i turneut në Kupën e Botës