zoom

Aktualitet

Braçe “shpërthen” sërish: Selita mes gropave dhe problemeve me ujin

Braçe “shpërthen” sërish: Selita mes gropave dhe problemeve me ujin

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar sërish publikisht për problematikat që, sipas tij, vijojnë prej kohësh në një nga zonat e Tirana, konkretisht në Selitë, pjesë e Njësisë 5.

Gjatë një daljeje nga terreni, Braçe ka denoncuar gjendjen e infrastrukturës dhe shërbimeve bazë, duke theksuar se situata nuk ka pësuar përmirësim pavarësisht shqetësimeve të ngritura prej muajsh. Ai tregoi rrugë me gropa, si dhe probleme të vazhdueshme me rrjetin e ujësjellësit, që sipas tij po krijojnë shqetësime serioze për banorët.

“Miremengjes, ne territor, si deputet i 5-ses, ne rrugicat me diell te Selites; po soset durimi, u bene muaj tashme!! Po soset durimi nga defektet qe peson ujesjellesi, po soset durimi nga gropat qe lihen pas prej muajsh e muajsh-nuk kane fuuund!

Ky nuk eshte sherbim; kjo nuk eshte pune! Eshte nje situate kaotike ku asnjeri nuk ndjek tjetrin dhe koordinimi nuk ndodh pasi secili eshte ne hesap te vet, me demek ben punen e tij!

Ata qe vuajne jane njerezit! Po vuajne njerezit, po therras prej nje viti por ne disa zyrtare kjo pak ndjeshmeri zgjon! E para gje qe duhet te ndryshoje dhe do ndryshoje patjeter, eshte pikerisht kjo: Njerezit-jeta e tyre te paret dhe e para! Rehati i kujtdo i pari, nuk vlen”, tha Braçe./ Zoom.al

Postime të lidhura